Të shtëna me armë zjarri në Shkodër janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.
© Panorama.al












