Protestuesi i drejtohet Presidentit Begaj: Shikoni rininë shqiptare, mos kërkoni fuqi punëtore nga Bangladeshi

Jun 25, 2026 | 21:14

Gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë në Tiranë, një nga protestuesit i bëri thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të fokusohet tek rinia shqiptare dhe mundësitë për ta mbajtur atë në vend.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, protestuesi theksoi se në shesh ndodheshin shumë të rinj shqiptarë, duke argumentuar se institucionet duhet të krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi për ta.

Ai iu referua gjithashtu fenomenit të emigracionit të të rinjve, duke përmendur rastin tragjik të një 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Angli, ndërsa kritikoi idenë e sigurimit të fuqisë punëtore nga vende të tjera.

““Anuloni shitjen e Shqipërisë. I drejtohem presidentit Begaj. President shiko sa rini ka këtu. Nuk kishin kaluar as dy ditë, ku një 17-vjecar ishte vrarë në një shtëpi bari në Angli, ku presidenti Begaj kërkoi rini nga Bangladeshi. Shikoni sa rini ka këtu, punësoni rininë. Kur ndodhi tragjedia në Zvërnec kam qenë aty”, u shpreh një tjetër protestues.

 

© Panorama.al

Te lidhura