LIVE/ Protesta e 26-të për largimin e kryeministrit, mijëra qytetarë nisin marshimin nëpër Tiranë me thirrjen kryesore: Rama jepe dorëheqjen!

Jun 25, 2026 | 21:38

Pas disa orësh qëndrimi dhe fjalimesh para godinës së Kryeministrisë, mijëra protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Mijëra qytetarë janë larguar nga sheshi para zyrës së kryeministrit dhe kanë vijuar lëvizjen në akset kryesore të kryeqytetit, të shoqëruar nga thirrjet kundër qeverisë.

“Rama jep dorëheqjen!” ka qenë thirrja kryesore që ka shoqëruar marshimin e protestuesve, si edhe thirrja: “Ju erdhi fundit”, thirrje me të cilën i drejtohet në gjithë klasës politike.

Gjatë ditës, qytetarët kanë zhvilluar fjalime dhe kanë shpalosur pankarta me mesazhe politike, ndërsa kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-06-25 213751 edi rama fuck you flamingo protesta

© Panorama.al

Te lidhura