Kevin Pina nga Kepi i Gjelbër shënoi golin më të shpejtë të kësaj ndeshjeje me 125,2 km/h. Mesfushori realizoi një goditje të jashtëzakonshme nga goditje e lirë kundër Uruguait, duke shënuar golin e parë të Kepi i Gjelbërs në një Kupë Bote dhe duke shkaktuar festë të madhe në skuadër. Në këtë aksion, si muri mbrojtës ashtu edhe portieri Muslera mund të kishin reaguar më mirë.

Në vend të dytë është Nuno Mendesh i Portugalisë me 125,1 km/h. Goli i tij erdhi gjithashtu nga goditje e lirë, kur Kristiano Ronaldo dukej se do të ishte ekzekutuesi, por mbrojtësi i majtë i PSGsë surprizoi portierin uzbek duke goditur poshtë me këmbën e majtë dhe duke i dhënë Portugalisë avantazhin. Në vend të tretë renditet Ajase Ueda i Japonisë me 121,9 km/h.
Pas një rikuperimi në mesfushë, ai mori topin, avancoi disa metra dhe pasi bëri disa lëvizje teknike, lëshoi një goditje të fuqishme në këndin e largët, të pakapshme për portierin Dahmen. Në vendin e katërt është Kilian Mbape i Francës me 119,3 km/h. Edhe pse ndeshja u zhvillua nën shi të rrëmbyeshëm, ai mori topin në hyrje të zonës dhe goditi fort me këmbën e majtë.
Portieri Bazil e preku topin, por nuk arriti ta ndalonte. Në vendin e pestë është Teboho Mokoena i Afrikës së Jugut me 118,4 km/h. Ai shënoi nga pika e bardhë pas një penalltie të akorduar për prekje me dorë, duke goditur topin me shumë forcë dhe duke e mposhtur portierin çek. Të dhënat janë marrë nga teknologjia “Connected Ball”, e integruar në topin zyrtar të Botërorit “Trionda”, e cila regjistron shpejtësinë e goditjeve, distancën e golit dhe saktësinë e finalizimeve gjatë ndeshjeve të turneut.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











