Analisti Edvin Kulluri mbrëmjen e sotme në emisionin Log, komentoi protestën e radhës që pritet të mbahet nga PD dhe opozita, të hënën para kryeministrisë.
Kulluri duke parë dhe rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit, thekson se sistemi i dy partive është delegjitimuar.
Ndërkohë shton se Ramës dhe Berishës nuk i ka mbetur më asgjë para Prokurorisë së Posaçme dhe prandaj kërkojnë sipas tij të delegjitimojnë vendin me protesta të tilla.
Edvin Kulluri: Kisha një element që mund ta ndihmojë përmbajtjen. Parlamenti para kryeministrisë është çadra numër 2. Në formë më ridikuloze. Kjo tregon se jemi në të njëjtin cikël. Besoj se tre janë arsyet kryesore, e para ka të bëjë me zgedhjet e datës 9, pjesëmarrja katastrofë. Ka të bëjë me parëndësinë që kanë kryetarët e bashkive, vlejnë më pak se një drejto portalesh në bashki. Nuk kanë ndonjë vlerë. Arsyeja kryesore që nuk kanë dalë se ka rënë sistemi. Ka qenë shenja e parë që sistemi, kjo elita ka marrë grusht turinjve, refuzim masiv. Katastrofë.
Delegjitimim sistemi. Me këta aktorë që janë. Ata që drejtojnë me bashkëpunimin që votojnë. E dyta thirrja në SPAK e zotit Berisha është një arsye tjetër pse thirret kjo protestë. Tentativë e dështuar për të vënë në presion SPAK. Arsyeja e tretë që dyshoj, ka një detaj nga protesta e fundit, para zgjedhjeve. Bën nja dy xhiro në bulevard, Berisha ka bërë një akt terrorizmi ka qëlluar me molotov partinë kundërshtare.
Do luajnë tangon e fundit. Se nuk i ka ngelur gjë. Ka një problem, SPAK ka shkuar te numri dy i qeverisë. Tregon se Rama ka një çështje të vetën të rëndë me drejtësinë. Protestë e Ramës dhe Berishës për të nisur një cikël delegjitimiteti. Është spekulative. Por nuk shoh arsye tjetër. Pritet thirret për 21 janarin Rama, Ina Rama dhe Bamir Topi.
© Panorama.al











