Protesta kundër Ballukut, blindohen dyert e kryeministrisë! Numri dy i qeverise e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove

Dec 22, 2025 | 11:46

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyer te kryeministrisë janë blinduar.

dyert e kryeministrise

Sot në orën 18:00 opozita ka thirrur një protestë kombëtare  kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”.

Protesta, ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht.

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se ka vjedhur 50 milionë euro, ka 300 apartamente, 2 jahte dhe 13 supermarkete.

Opozita kërkon që Balluku do të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. Ndërkohë SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama një ditë më parë paralajmëroi se do të bllokojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

© Panorama.al

Te lidhura