Protesta historike e mijëra shqiptarëve, Spiropali ‘godet’ Ramën dhe Ballukun: PS duhet të vetëpastrohet, pa smërçe, pa ndryshqe e pa pehlivanllëqe! Po s’u lartësuam, nuk përmirësohet vendi

Jun 21, 2026 | 17:45

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas protestës historike të mijëra shqiptarëve që kërkuan largimin e qeverisë aktuale dhe kryeministrit Rama.

spiropali protesta
Spiropali e cila mungoi në mbledhjen e Grupit të PS, iu përgjigj indirekt Edi Ramës për thumbat e tij dhe deklaratat e saj për një ‘Marreveshje te re’ me shqiptarët.

Por që kjo të ndodhë sipas Spiropalit, PS duhet të vetëpastrohet, duke goditur ish zv.kryeministren Belinda Balluku.
Edhe pse indirekt, Spiropali e ka quajtur këtë të fundit si “smërç” dhe “ndryshk” të PS-së.

Sipas saj nëse vete Partia Socialiste nuk lartësohet dhe demokratizohet atherë nuk mund të sjellë ndryshimin e kërkuar.
Reagimin i plotë i Spiropalit

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.

© Panorama.al

Te lidhura