Policia dhe RENEA aksion për kapjen e Ylli Zallës, 49-vjeçari i shpëton sërish arrestimit! Në kërkim për arsenal armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e Rinasit

Jun 23, 2026 | 13:53

Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e Rinasit në nëntor 2025, i ka shpëtuar sërish arrestimit nga policia.

arsenal armesh nikel fshati zalle atentari rinas ylli zalla1

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat elitë RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës në përpjekje për të arrestuar 49-vjeçarin në kërkim prej muajsh për arsenal armësh.

Por edhe këtë herë Zalla i ka shpëtuar arrestimit pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Edhe në shkurt të këtij viti, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit.

© Panorama.al

Te lidhura