“Çfarë komandant i leshit more!” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të luftës

Jun 23, 2026 | 14:29

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish ditën e sotme Dritan Goxhajn, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi një ditë më parë ai shpalosi kërkesat e protestuesve që prej tre javësh kërkojnë largimin e tij nga qeveria.  

rama goxhaj

Kryeministri publikoi një dokument, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si “një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman”.

Mirëpo, në një dokument të publikuar së fundmi rezulton se Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në përfundim të luftës.

Në dokument thuhet se Goxhaj ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit.

auto_dcaea492-a420-4aad-b79e-95af6a9646f91782215505

© Panorama.al

Te lidhura