Lionel Mesi i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen që po dhuron gjatë këtij Botërori, ku mbetet lideri i Argjentinës dhe nuk ndal golat e shënuar me të, duke thyer rekorde pas rekordesh. Në ndeshjen ndaj Austrisë, me dy rrjetat e tundura, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut, duke kaluar fillimisht Ronaldon e më pas Klosen.

Pikërisht “Fenomeni” ishte ai që komentoi rekordet e argjentinasit, duke insistuar se të tjerët nuk mund të krahasoheshin me të.
“Për perënditë e futbollit, këto statistika tregojnë se ka kaluar të gjithë të tjerët. Nëse dikush e meriton titullin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, ai është padyshim Mesi. Është 38 vjeç, o Zot! Unë në moshën 38-vjeçare kisha mbyllur karrierën time prej katër vitesh dhe peshoja 120 kilogramë”, tha Ronaldo.
Braziliani ishte golashënuesi më i mirë i historisë së Brazilit teksa mbylli eksperiencën e tij me “Seleçaon” me 15 gola të shënuar në 3 turne. Ai mori pjesë në katër në fakt, por në atë të vitit 1994, kur ishte 17-vjeçar, nuk u aktivizua në asnjë minutë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











