Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn ish-luftëtar i UÇK-së, i cili një ditë më parë shpalosi kërkesat e protestuesve që kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama e cilësoi atë si “manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman”.
Rama publikoi një mesazh që sipas tij i ishte dërguar nga një person që ka humbur familjarë gjatë luftës, i revoltuar nga mbështetja që po i jepet Goxhajt në kuadër të protestave.
““Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah☹️
Ndërsa këto janë fjalët e mia:
Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së🇦🇱🦅🇽🇰
Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet🤡”, shkruan Rama.
© Panorama.al












