Aktivistja Arvina Lleshi ripërsëriti kërkesat e protestuesve, duke nisur nga dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, krijimi një qeverie tranzitore me mandat 12 mujor dhe ndryshime kushtetueset.
Mes kërkesave të tjera, aktivistja përmendi gjithashtu ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike, si dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Ajo tha gjithashtu se protestuesit kërkojnë anulimin e ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, “Paketën e Maleve” dhe investimet strategjike.
“Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës së maleve dhe investimet strategjike”, tha ajo.
© Panorama.al











