DURRËS- Plagosen me armë babë e bir, pas nje konflikti me nje person te trete qe dyshohet te kete nisur per motive pronesie.
Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku babë e bir janë qëlluar me çifte dhe jane transportuar per ne spitalin e qytetit per t’iu nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale.
Sipas policisë, që ka shkuar ne vendin e ngjarjes, të plagosur kanë mbetur 24 vjeçari, Ajet Bajrami dhe i ati i tij, Ymeri, rreth të 60-ve.
Nuk ka të dhëna rreth autorësisë, ndonese mesohet se ai eshte identifikuar nga policia. Dyshohet se shkak per sherrin e nisur eshte bere gardhi i shtepise, por policia pritet te jape detaje pas kryerjes se hetimeve.
© Panorama.al











