LEZHE- Nipi tenton të vrasë xhaxhin me kaçavidë në Torovicë të rrethit të Lezhës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, në oborr të banesës së përbashkët. Burime të Policisë bënë të ditur se Afrim Mhilli, 24 vjeç, ka qëlluar tri herë me kaçavidë në trup xhaxhain e tij, 46-vjeçarin Ndue Mhilli, pasi ky i fundit tentoi ta përshëndeste. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit të dhënë dhe arrestoi autorin e krimit të rëndë që për pak do të precipitonte me viktima. Ndërsa i plagosuri u dërgua në spitalin e Lezhës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ngjarja kishte pikënisje një konflikt të rreth katër viteve më parë për shkak të pronësisë. Dy familjet nuk kishin arritur të gjenin një zgjidhje gjatë këtyre viteve. r.n











