Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, temë diskutimi është investimi strategjik i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump, në Ishullin e Sazanit, në Shqipëri.

Alfred Lela, drejtor i komunikimit në Partinë Demokratike, tha se PD i mirëpret investimet amerikane, sidomos kur janë serioze, pasi sipas tij ka mungesë të investimeve të tilla në Shqipëri.
“Një investim amerikan është i mirëpritur. Kur është serioz akoma dhe më shumë. Është një zbrazëtirë mungesa e investimeve, serioze perëndimore, sidomos Amerikane.
PD ka qenë gjithmonë e qartë në rreshtimin e saj properëndimor. Ska pas ndonjëherë dyshime në të shkuarën.
PD është optimiste, ka të dhënat për të qenë optimiste. Sa i takon Ramës, qokave të tij, nuk kemi asnjë dyshim që është një përpjekje për t’u favorizuar. E ka bërë me Melonin, me Erdogan”, tha Lela.
Nga ana tjetër, analisti Dritan Hila u shpreh se e sheh si investim afatgjatë strategjik.
“Të thuash që shiti Rama Sazanin, më duket spekulim i pastër. Kjo është një lloj propagande që shpresoj të kaloj shpejt”, tha ndër të tjera ai.
Hila: Ka dy vjet që është në trantativa. Ivanka ka pushuar dy herë në Shqipëri, në Sarandë. Më duket banale të thuash që u ble Trump për një gjë kaq të vogël. Unë e shikoj si investim afatgjatë strategjik. Jemi duke ndjekur investitor nga superfuqia e vetme e botës, që të bën të kesh një lloj sigurie kombëtare, sepse duhet se ku hyn Amerika për investime nuk ka luftë. Të thuash që shiti Rama Sazanin, më duket spekulim i pastër. Kjo është një lloj propagande që shpresoj të kaloj shpejt. Unë e shikoj si një favor këtë. Është një investim amerikan që do të mbetet në Shqipëri. Këto lloj investime shtete e tjera ku t’i gjejnë.
© Panorama.al











