Projekti i CEZ: Si të llogarisni konsumin e energjisë

Oct 5, 2011 | 11:40

Kompania CEZ ka prezantuar dje projektin “Llogarit vetë sa energji harxhon”, i cili në thelb do t’u mundësojë qytetarëve të krijojnë një ide të përafërt rreth faturave të tyre. Projekti, i vendosur në faqen zyrtare të CEZ, detajon “koston” e punës që kanë elektroshtëpiaket e secilit, mjafton që qytetari të kërkojë informacionin sipas specifikave. Sipas CEZ, njohja nga afër e elektroshtëpiakeve që harxhojnë më shumë energji dhe atyre që harxhojnë më pak, i mundëson qytetarit që të hartojë një plan kursimi. “Llogaritësi interaktiv tregon mesataren e konsumit ditor dhe mujor të secilës elektroshtëpiake që klientët përdorin, si edhe jep përllogaritjen totale të konsumit mujor. Ky llogaritës është pjesë e projektit të CEZ Shpërndarje për të informuar dhe ndërgjegjësuar klientët se si të llogarisin, ekonomizojnë dhe përdorin energjinë elektrike”, thuhet në deklaratën e CEZ. Ndërkaq, projekti do të shoqërohet edhe me emisione televizive apo fletëpalosje, në mënyrë që informimi i qytetarëve të jetë sa më i plotë dhe për gjithë kategoritë.

© Panorama.al

Te lidhura