Mesfushori i Interit, Tiago Mota, është shfaqur në kopertinën e revistës “Calcio 2000” dhe ka dhënë një intervistë interesante, sidomos për sa i përket deklaratës që ka bërë për Lionel Mesin: “Jam i sigurt që do të vijë te Interi. Aktualisht është shumë mirë te Barcelona, është simboli i klubit dhe po shkëlqen jashtëzakonisht. Por në futbollin modern gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe, nëse ndonjëherë do të gjendet në ndonjë moment të vështirë dhe do të detyrohet ta lërë Barcelonën, Interi do të jetë klubi i tij i ri. Shpresoj që unë të jem akoma zikaltër kur ai të vijë këtu”, përfundon mesfushori i zikaltërve.











