Prof.dr.Kim Drasa: Gurët e prostatës, çfarë duhet të dijë çdo burrë

May 18, 2026 | 12:06

kim drasa seksologPROF.DR. KIM M. DRASA

KALKULI PROSTATËS (PC), (gurët e prostatës) janë identifikuar shpeshë, incidentalisht në ultrasonografin transabdominale, rektale (TRUS-P) ose në computed tomography (scanner), në qendrat shëndetësore të ekzaminimit ose në departamentet urologjike, pacientë ambulatorë. Në përgjithësi, PC janë neglizhuar sepse ata, zakonisht, janë asimptomatik (pa simptoma). Kohët e fundit, PC janë raportuar që gjenden më shpesh se sa është menduar, në pacientët me zmadhim beninj prostate (BPE); kancer prostate (PCa) ose prostatitis. Më tepër, asnjë studim nuk e ka investiguar efektin e PC në sëmundjet e prostatës dhe funksionin seksual tek burrat. Ky është studimi i parë që është bërë për këtë lidhje. Qëllimi i artikullit është për të studiuar dhe arritur në përfundim shkencor se a ka vërtetë ndikim, PC. mbi sëmundjet e prostatës dhe mbi dëmtimin e funksionimit seksual, normal, tek burrat. Në këtë artikull më ndihmuan edhe literaturat e kolegëve, të publikuara në tre llojet më serioze, botërore (Embase, Cochrane Library, PubMed).

b1bc8cff-951e-416a-b924-86fefe8e2bb2

INCIDENCA: Nëse PC janë direkt si bashkëprodukt i moshës është akoma i paqartë. Gjithashtu, rritja në moshë ka qenë e shoqëruar me krijimin e PC. Ky konkluzion është arritur duke survejuar incidencën e pc dhe është parë që është i rrallë në fëmijët, jo i shpeshtë tek burrat e rinj deri në moshën 40 vjeç dhe të zakonshëm në meshkujt e moshave të mesme dhe më të vjetër, në moshë. Kjo gjë është parë, në shumë studime

PREVALENCA e PC është e vështirë të përcaktohet sepse ka përcaktime të ndryshme, metoda imazherie dhe shembuj. Në 1979, një studim i bërë në autopsi rutinë, të zakonshme, të pacienteve treguan që incidenca e PC ishte 70.1% në burrat e racës zezë, në Uashington, dhe 29.1% në burrat prej Ibadan, Nigeria dhe Acra. Për më tepër, një studim tjetër (Sondergaard et al, 1987) raportuan që PC ishte parë në 99% të 300 rasteve që ji bë autopsia. Nuk ka akoma një studim në popullsinë e gjerë si dhe në burrat me sëmundje prostate. Prandaj, unë morra në studim rastet e veçanta, të studimeve që nga viti 2000 e në vazhdim (10 studime nga Koreja Jugut dhe 4 nga Kina). U pa që incidenca e PC ishte nga 7.35% deri në 88.6% por këto konkluzione ishin nxjerrë nga eko abdominale dhe jo nga TRUS-P, e cila dihet që është më e saktë.

ETIOLOGJIA: Tomas ka qenë i pari që propozoi që formimi i PC ishte si rezultat i kalcifikimit të corpora Amylacea. Më vonë u paraqitën variante mekanizmash, të tjera për të shpjeguar prezencën e kalcifikimeve, siç është principi i njëjtë me kalcifikimin e Osteroids, ndryshime në sasinë e koncentrimit të Citrateve, precipitimin e komponentëve normalë të fluid prostatic (lëngut) dhe kështu, në vazhdim me variante, të tjera. Në përputhje me zbulimet e shtresave kalcifikuese koncentrike brenda sferës së vogël të gurit prostatës, Koseoglu et al, sugjeruan që obstruksioni i urinës dhe staza (ngecja) e urinës brenda gjëndrës prostatës kontribuojnë në kalcifikimin e corpora Amylacea dhe në precipitimin e kristaleve duke rezultuar në formimin e PC. Kjo u arrit duke përdorur kristalografinë (grafi të kripërave) për të studiuar PC dhe zbuluan që shumë përbërës të gurëve, u gjetën në urinë dhe jo në prostatë.

KLACIFIKIMI i PC: Për arsye të madhësive të ndryshme dhe përhapjes së PC dhe metodave të ndryshme imazherie, klasifikimi i PC nuk është akoma i standardizuar dhe unifikuar. Klasifikimet midis studimeve, ndryshojnë. Ndonjëherë, PC klasifikohet : I madh ose i vogël. Në përputhje me gjetjen nga x-ray (grafia), Vilches et al, e klasifikojnë në Tip I (lobulare) dhe tip II (më të mëdha, shumëplanëshe). Ky klasifikim korrespondon mirë me një klasifikim tjetër, të PC (tipat A dhe B), përcaktuar nga ultrasound dhe tip C i PC paraqitur si një masë e madhe e multirefleksionit. Kim et al, klasifikuan bashkekzistencën e tipave A dhe B dhe i quajtëm si tipi M. Klasifikim tjetër është PC I moderuar, mesme ose më të qartë, duke përdorur ultrasound.

PC; BPE dhe PROSTATIT: Kjo është gjerësisht e pranueshme që PC janë të shoqëruara me BPE dhe Prostatitis. Sidoqoftë, ndërveprimet pozitive dhe negative dhe lidhjet shkaktare midis tyre janë akoma të pa qarta. Tricheri et al, konkluduan që PC janë të zakonshme në pacientët me chronic prostatitis (CP) ose me Syndrome Chronic Pelvic Pain (CPPS) dhe të lidhura me shkaktimin e simptomave urinare më tepër të ashpra. Geramoutsos et al, propozoi që prostatitits ka lidhje me madhësinë e gurit, jo me numrin e gurëve ose lokalizimin e PC duke krahasuar incidencën, morphologjin dhe shfaqjen klinike të PC.

Në një studim nga Shoskes et al, (ku u përfshinë 47 burra me PC ose CPPS; burra me PC ishin më pak të predispozuar për të pasur tendosje të dyshemesë pelvike (Bacinit), më tepër për të pasur, më tepër, rritje të numrit të leukociteve, në urinë, kohë zgjatjen më të madhe të simptomave dhe më të vogël PV. Këto gjetje janë në një linjë me ato të raportuara nga Zhao et al, përveçse që pacientët e tij kishin më tepër tendosje të dyshemesë pelvike. Shoqërim sinjifikant ka midis pacientëve me PC dhe inflamacionit të prostatës dhe simptomave urinare. KIM et al, obsrvuam që nuk ka lidhje midis gradës së inflamacionit prostatës dhe secilit tip të PC. Gjithashtu KIM paraqiti që PC nuk kanë lidhje me inflamacionin e prostatës dhe nuk ndikon në krijimin e BPE (zmadhimi beninj I prostatës). Interesante, KIM et al, observoi simptomat, më tepër të ashpra të prostatitis dhe përgjigje më të ulur ndaj trajtimit në pacientët me tip b të PC sesa ata gurë pa këtë subtype. Qartësisht, u pa që pacientët me CP ose me CPPS janë më të prirur për të pasur PC dhe që PC janë të shoqëruar me rritje të inflamacionit intraprostatic (brenda prostatës). Pc në pacientët me CP ose CPPS jo vetëm që agravojnë gjendjen, por gjithashtu zgjasin kohën e simptomave. Trajtimi joefektiv, i cili mund edhe të kthehet pas mbarimit të kurës me antibiotikë, te pacientët me CBP dhe me PC, duhet t’i atribuohet ky rikthim i inflamacionit. Prandaj kohëzgjatja e mjekimit me antibiotikë është e domosdoshme, ashtu siç bëjë unë, me pacientët e mi dhe prandaj i shëroj të gjithë. Shoqërimi midis PC dhe LUTS: Siç pranojmë që BPE edhe faktorët e tjerë siç janë prostatitis, obeziteti dhe tip 2 Diabet kontribuojnë në shkaktimin e LUTS. Sidoqoftë, rëndësia klinike e PC në pacientët me LUTS mbesin të pa qarta dhe kontroversiale. Qartësisht, nuk ka asnjë lidhje sinjifikante midis PC dhe LUTS. PC nuk është rrezik për agravimin e simptomave të LUTS. Në 2016, Park dhe Choo, ishin të parët që përdorën kufirin si një tregues për të vlerësuar lidhjen midis PC dhe LUTS. Ata propozuan që prezenca e PC nuk ishte një faktor predispozicues i gradës se moderuar ose e ashpër të LUTS, ndërsa kufiri i PC ishte sinjifikatisht i shoqëruar me storage symptom, në pacientët me PC.

PC, PSA dhe PCa: Lidhja midis tyre akoma nuk është e përcaktuar përfundimisht. Kanë një lidhje pozitive midis histologjisë inflamacionit prostatës dhe rritjen së nivelit të serumit PSA dhe deklaruan që rritja e PSA është e lidhur me shkallën e përçarjes e arkitekturës normale, të prostatës, nga qelizat inflamatore. Prandaj, duke qenë i ngjashëm me Prostatitits, PC gjithashtu mund të dëmtojë nivelin normal të PSA. Njëkohësisht, dihet që mosha dhe volumi i prostatës shoqërohen me rritjen e PSA. Janë vetëm 2 arsye që mund të shpjegojnë këto zbulime. Në njërën anë, këto gjetje tregojnë që faktorët që rrisin PSA mund të jenë multiple, siç janë mosha, PV. Në anën tjetër, prezenca e PC nuk duhet të thuhet që gjithmonë mund të shkaktojë inflamacion të prostatës (Prostatitis)

Në studimin e TRUS-P dhe Prostate biopsy, u gjetën që kalcifikimet e zonës periferike të prostatës u panë se ishin fuqimisht të lidhura me PCa, ndërsa ndërfaqja e kalcifikimit nuk është e shoqëruar me ndonjë patologji, të veçantë, të prostatës. Por Gleason score (kjo tregon shkallën e kancerit) nuk ishte e shoqëruar me PC, e cila bie në kundërshtim me rezultatet e Hwang et al.

EFEKTET E PC MBI FUNKSIONIN SEKSUAL: Një shoqërim sinjifikant ka qenë raportuar midis CP ose CPPS dhe seksual dysfunction, siç është Erectile dysfunstion (ED), rrënje të dëshirave seksuale dhe premature ejaculation (derdhje e spermës, para kohe). Një studim përbërë nga 358 pacientë me CP ose CPPS përdorën 15-item Internacional Index të Function Erectile (IIEF-5) dhe 5-item Premature Ejjaculation Diagnostic Tool për të vlerësuar funksionin seksual mashkullor. Në të njëjtën, KIM et al, gjetën që burrat me PC të madh ishin më të predispozuar për të manifestuar Erectile Dysfunction (Impotence) të krahasuar me burrat me PC të vogël ose pa PC. Gjithashtu, sugjerohet që PC mund të luajë një rol të rëndësishëm në keqësim të funksionit seksual në moshat e mesme ose tek burrat me CP ose CPPS.

EFEKTET E PC TEK BURRAT QË BËJNË TRUS-GUIDED PROSTATE BIOPSY

Raportohet rrallë që PC ndikojnë në rastet kur bëhet biopsia e prostatës (TRUSB-P), në moshat e mesme dhe të vjetra, me PSA më të lartë se norma, duke agravuar simptomat, jot ë rehatshme (Hematospermia) dhe ndikimi për keq mbi funksionin seksual, pas biopsies.

TRAJTIMI I KALKULIT PROSTATËS (PC): Trajtimi i PC është rekomanduar rrallë sepse PC janë asimptomatik dhe nuk prodhojnë komplikacione serioze. Konkretisht, personalisht rekomandoj 3 variante, të trajtimit të PC dhe janë:

1) Absolutisht, kur pacientët me PC kanë acut prostatitis atëherë duhet të përdoren antibiotik, si mënyra më e përshtatshme. 2) Heqja me rrugë kirurgjikale e PC të mëdhenj bëhet vetëm në rastet kur shtypin Uretrën ose fshikëzën urinare dhe shkaktojnë LUTS të dukshme. Mirëpo, Klimas et al, theksojnë që heqja me rrugë trans-uretrale mund të ofrojnë lirimin e rrugës së daljes urinës por nuk mund të garantojnë që u hoq i gjithë PC ose të shmangë rikthimin e bllokimit të Uretrës nga PC. Sugjerohet që heqja e PC me rrugë trans-uretrale, në moshat e reja është zgjedhja më e mirë që të ruajmë edhe funksionimin seksual, normal. Në rastet e moshave, të vjetra mund të përdoret edhe heqja e prostatës me operacion të hapur (Prostatectomia).

3) Në përputhje me përbërësit kimik të gurit, ne gjithashtu mund të nxjerrim mësime siç bëjmë në trajtimin e gurëve Calcium phosphate, të veshkave, siç janë mjekimet me Potassium Citrate ose Sodium Thiosulfate.

KONKLUZIONET

1) Shoqërimi midis PC dhe Prostatitis është contro-versial.
2) PC zgjat kohën e shfaqjes së simptomave LUTS.
3) PC ulë fuqinë e veprimit të antibiotikëve, në rastet e Prostatitis.
4) Përdorimi i antibiotikëve kur pacienti ka edhe PC, duhet të jetë më i gjatë se zakonisht. 5) LUTS janë më të ashpra kur pacienti ka edhe PC.
6) Niveli i PSA nuk ndikohet nga PC.
7) Prezenca e PC nuk shoqërohet me rritjen e rrezikut për kancer prostate.
8) Mirëpo, lidhja midis PC në zonën periferike, të prostatës dhe kancerit Prostatës është sinjifikante.
9) Për më t për, shoqërimi midis PC dhe Gleason score (shkalla e kancerit) është controversiale.
10) PC mund të luajë një rol të rëndësishëm në dëmtimin e funksionit seksual, në moshat e mesme ose në burratme CP/ CPPS
11) PC mund të rrisë gradën e hematospermisë, ashpërsimit të LURS, ose rrezikun e bllokimit të urinës, pas bërjes së biopsisë trans rectale prostatës (TRUSB-P).
12) Këto gjetje i zgjerojnë njohurit tona dhe mund të na motivojnë neve për të kushtuar më shumë vëmendje në ndikimet e PC si efekte anësore që janë: LUTS, CP dhe ED.

20819499-baab-4fe6-9c9e-74177760b614

XANTHOMA E PROSTATËS

Përkufizimi: “XANTHOMA e prostatës është një koleksion i lokalizuar i Histocytes lipide-ngarkuara, brenda gjëndrës prostatës”.

Epidemiologjia: Xanthomat e prostatës nuk janë të zakonshme dhe janë raportuar pak raste me këtë kondicion. Gjithashtu, nuk ka të dhëna specifike epidemiologjike. Rastet e xanthomës prostatës janë zbuluar më tepër në rastet e pjesës së prostatës që është marrë për biopsi. Kjo ka bërë që të sugjerohet që Xanthomat e prostatës ndodhin tek burrat në të njëjtën shkallë të moshës sikundër në rastet me kancer prostate.

ETIOLOGJIA: Pjesa më e madhe e rasteve janë idiopatike. Gjithashtu, Xanthomat kanë qenë raportuar në rastet e pacientëve që kishin Hyperlipidemia.

LOKALIZIMI: Xanthomat janë përshkruar, më tepër frekuente, në porcionin e prostatës, në gjilpërën e biopsisë së prostatës. Kjo ndodhi ka bërë që të sugjerohet që Xanthomat, kryesisht, janë të lokalizuara në zonën periferike prostatës. Zakonisht, Xanthomat hasen në zonën tranzitore të prostatës.

KARAKTERISTIKAT KLINIKE DHE IMAZHERIKE: Nuk janë raportuar gjetje specifike klinike sesa një rritje të nivelit të PSA e cila I ka nxitur specialistët për t’i bërë pacientit, biopsinë e prostatës. Qartësisht, gabimisht.

GJETJET BRUTO: Nuk janë raportuar gjetje specifike makroskopike. Ndonëse, Xanthoma të mëdha mund të duken si vatra të verdha, në seksionet e prera të gjendrës së prostatës.

MIKROSKOPIA: Shumica e Xanthomave janë të vogla. Janë raportuar deri më pak se 0.5 m/m në madhësi. Ndonëse janë raportuar që të kenë madhësi deri në 2.5 m/m. Xanthomas shpesh ndodh që të jenë si koleksion fokal, nodular të Histiocytes lipid-ngarkuara. Shembuj të tjerë përfshijnë qeliza të vetme ose të rregulluara si një kordon që përhapen midis gjëndrës prostatës beninje. Histocxtet nuk nxisin ndonjë reaksion inflamator. Ato janë të kompozuara (përbëra) si qeliza me bërthama qendrore, të buta, nukleola të vogla, që nuk bien në sy dhe citoplazmë e bollshme, e vakuluar imët, me shkumë, pa figura mitotike

Xanthoma prostatës mund të imitojnë adenocarcinoma acinar e shkallës më të lartë të prostatës me cytoplazme të shkumuar aq mirë sa adenocarcinoma me efekt post-hormonal terapi, veçanërisht Androgen Deprivation Terapi. Ky është rasti më i veçantë kur ato ndodhin në të infiltruara në foletë, litarët (cords), ose qeliza të vetme në ekzemplarët (pjesët) e vegjël, të biopsisë së prostatës.

Karcinoma e shkumëzuar e gjëndrës protatës përmban qeliza me vaskulim abundant, të imët dhe bërthama hyperchromatice piknotike. Ndërsa zakonisht ndodhin si një proliferim glandular, tumor gradës- më të lartë me carcfë solide dhe qeliza të vetme dhe mundtë ngjajnë qelizave Xanthoma në biopsi të vogla.

Xanthoma e prostatës është zakonisht një gjetje fokale, incidentale; në krahasim me Adenocarcinoma gradë-lartë është prezente me sëmundje ekstensive, prandaj zbulohet në më shumë inde me një model infiltrues.

GENETICE/MOLEKULARE: Aktualisht nuk ka asnjë informacion që xanthoma prostatike ka tipare molekulare ose genetice.

KONKLUZIONET: Xanthoma e prostatës është një ndodhi pa problem për njeriun dhe as për vetë prostatën. Mos u trembni kur ju thonë që keni Xanthomë prostate. Në qoftë se xanthoma ka përmasa më të mëdha se zakonisht, siç jua paraqita më sipër, atëherë duhet të konsultoheni me urologun. Calculi dhe Xanthoma e prostatës janë dy ndodhi, të cilat mund të ngatërrohen, me njëra-tjetrën nga imazheristët.

Qartësisht, në ligjëratë, të drejtë po ju kujtoj, 1 nga 100, amanetet që më ka lënë, Gjeniu i Shek.20, Prof. Dr. MAKSUT DRASA: “Interpretimet e imazheristëve gjithmonë merri me rezervë sepse shpeshherë kanë gabuar”.

Autori, UROLOG & SEKSOLOG PRESIDENT A.U.S.A. “MAKSUT DRASA”

/Gazeta Panorama

© Panorama.al

Te lidhura