“Nuk ta dimë adresën e saktë të t’i sillnim pyetjet në shtëpi” – Bardhi ironi me Peleshin: Ke deklaruar se jeton me qira, por ke vilë me Ballukun

Jul 20, 2026 | 14:42

Pyetjet në lidhje me raportimin e institucioneve të pavarura shkaktoi debate në seancën e sotme në Kuvend mes kryetarit Niko Peleshi dhe drejtuesit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

bardhi peleshi

Bardhi deklaroi se u është mohuar dorëzimi i pyetjeve për institucionet, ndërsa ironizoi Peleshin duke thënë se do t’ia dërgonin pyetjet në shtëpi, që sipas tij, ka deklaruar se e ka me qira.

Po ashtu, Bardhi shtoi se, ndryshe nga çfarë ka deklaruar, Peleshi ka disa banesa dhe se ka edhe një vilë me ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren Belinda Balluku.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Kemi që në mëngjes që në përputhje me rregulloren duam të dorëzojmë pyetje për institucionet që raportojmë dhe na thonë se duhet të dorëzoheshin 24 orë përpara. Unë e lexoj rregulloren nga e para te fundit ju e lexoni siç ua sjellin. Neni 121 thotë se kur afati bie të dielën shtyhet ditën e parë të punës që është e hëna. Ty nuk ta dimë as shtëpinë, ti jeton me qira kështu ke deklaruar së fundmi

Peleshi: Nuk e kam për turp.

Bardhi: S’ke pse ta kesh për turp se ke vilë me Belindën ti, por deklaron thjesht me letra. Po thosha që s’ta dimë adresën e saktë se ke deklaruar se jeton me qira. Ke vilë dhe ke deklaruar vetëm atë që ke me qira dhe atë s’ta gjetëm.

© Panorama.al

Te lidhura