FIER- Shtatë muaj burg e 450 mijë leke gjobë për pesë komisionerët e djathtë dhe 150 mijë lekë gjobë për tre komisionerët e majtë. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata për dosjen e famshme të Ruzhdies.
Pas plot 30 seancash, procesi është finalizuar sot me vendimin e gjykatës së Fierit.
Nga gjykata është gjetur dhe shpallur fajtor edhe një votues që ndryshe nga sa saktëson ligji dhe e drejta e votës, ka abzuar duke votuar në mënyrë të paligjshme dy herë. Ndaj tij, gjykata ka vendosur ndëshkim me 1 milionë lekë gjobë.











