Ndryshon procedura për marrjen e pasaportës

Nov 15, 2011 | 20:45

TIRANE- Ministria e Brendshme njoftoi sot procedurat e reja të pajisjes më pasaportë biometrike.

Nëse do të pajisesh me pasaportë biometrike, para aplikimit, duhet të pajisesh me një formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku ke vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje.

Ky është udhëzimi i ri që Ministria e Brendshme ka lëshuar prej datës 11 nëntor më propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Sipas kësaj procedure “Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

© Panorama.al

Te lidhura