“Pritje kuqezi në Ambasadën në Bruksel”- Spiropali: Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane

Oct 29, 2025 | 12:43

Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është pritur në ambasadën e Shqipërisë në Bruksel, ku është takuar edhe me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

spiropali

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se “shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që janë pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane në administratë, në universitete, në kompani ndërkombëtare, në art e kulturë”.

Ministrja shpreh mirënjohje për të gjitha shqiptarët, që siç thotë ajo janë ambasadorë të vlerave tona.

“Me mirënjohje të veçantë për secilin prej tyre që di të jetë ambasador i vlerave shqiptare, në veçanti atyre që punojnë për trashëgimin ndër breza të gjuhës shqipe në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel, ku fëmijët shqiptarë kanë sot mundësinë të mësojnë gjuhën mëmë, historinë dhe kulturën shqiptare”, shkruan Spiropali

Postimi i plote

Një pritje kuqezi në Ambasadën Shqiptare në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që janë pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane në administratë, në universitete, në kompani ndërkombëtare, në art e kulturë.
Me mirënjohje të veçantë për secilin prej tyre që di të jetë ambasador i vlerave shqiptare, në veçanti atyre që punojnë për trashëgimin ndër breza të gjuhës shqipe në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel, ku fëmijët shqiptarë kanë sot mundësinë të mësojnë gjuhën mëmë, historinë dhe kulturën shqiptare.
Diaspora🦅
© Panorama.al

Te lidhura