Prishtinë- Beograd, dialogu rinis në nëntor

Oct 23, 2011 | 10:25

PRISHTINE- Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë mund të rifillojnë në javën e dytë të nëntorit.

Sipas të përditshmes Express, Bashkimi Evropian nuk ka ende një datë për rifillimin e bisedimeve, por kryesuesja e Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri mendon se takimi mund të mbahet në javën e dytë të nëntorit.

Edita Tahiri, thotë se diku pas tri javësh mund të takohet me zyrtarët serbë për të diskutuar për çështjen e energjisë, telekomit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Data ende nuk është caktuar, por orientimisht mund të jetë java e dytë e nëntorit”- ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri, për Express.

© Panorama.al

Te lidhura