“Ndërmjetësuesit të Bashkimit Europian në dialogun Prishtinë-Beograd, Roper Kuper, i është konfirmuar gatishmëria e vazhdimit të dialogut nga delegacionet e të dyja palëve”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë së BE-së, Katerin Ashton. Megjithatë, ajo theksoi se Kuper ende nuk ka arritur të caktojë datën e saktë për vazhdimin e dialogut, por tha se besohet të jetë brenda nëntorit. “Janë duke u mbajtur takimet e grupeve punuese, të cilat e vëzhgojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në kontekstin e dialogut dhe këto grupe punuese do të raportojnë të gjitha te palët e përfshira në dialog”, deklaroi Kocijançiç.











