Ka përfunduar sot (18 shkurt) afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht KOKOE (komisioni i zgjedhjeve) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.
Në ditët në vijim pritet që Kryesia të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.
Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare.
© Panorama.al











