Është mbyllur procesi i votimit për Primaret në Partinë Demokratike në 12 qarqet e vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.
Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.
Numri i vototave
Tirana – Votuan 10,779 anëtarë
Fieri – Votuan 4240 anëtarë
Korça – Votuan 3,738 anëtarë
Pogradeci – Votuan 687 anëtarë
Devolli – Votuan 1371 anëtarë
Kolonja – Votuan 557 anëtarë
Berat – Votuan 815 anëtarë
Lushnje – Votuan 1450 anëtarë
Divjakë – Votuan mbi 800 anëtarë
Kukësi – Votuan 935 anëtarë
Hasi – Votuan 1050 anëtarë
Tropoja – Votuan 830 anëtarë
Shkodër – Votuan 1785 anëtarë
Malësia e Madhe – Votuan 791 anëtarë
Vau Dejës – Votuan 701 anëtarë
Pukë – Votuan 586 anëtarë
Fushë Arrëz – Votuan 588 anëtarë
Gjirokastër – Votuan 601 anëtarë
Dropull – Votuan 95 anëtarë
Libohovë – Votuan 252 anëtarë
Tepelenë – Votuan 165 anëtarë
Memaliaj – Votuan 400 anëtarë
Këlcyrë – Votuan 264 anëtarë
Përmet – Votuan 232 anëtarë
Maliq – Votuan 1060 antarë
Librazhd – Votuan 510 anëtarë
Prrenjas – Votuan 193 anëtarë
Cërrik – Votuan 540 anëtarë
Belsh – Votuan 411 anëtarë
Peqin – Votuan 360 anëtarë
Gramsh – Votuan 430 anëtarë
Elbasan – Votuan 1500 anëtarë
Ndërkohë, gazetari Osman Stafa raporton se funksionarët demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.
Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.
“Deri në orën 16:00 kanë marrë pjesë në votime 41 666 anëtarë, ndërsa numri është rritur ne orët në vijim. Në selinë e PD po mbërrijnë kuti e votimit të qarkut të Tiranës. Ishin 20 vende ku anëtarët e PD votuan. PD e konsideron si një pjesëmarrje e kënaqshme dhe se nuk ka pasur në pjesëmarrje të tillë.
Vetë funksionarët deklarojnë që ka pasur një numër të lartë në të gjithë Shqipërinë që kanë votuar në Primare. Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit”, raportoi gazetari.
© Panorama.al











