Primaret e PD/ Sali Berisha tregon tre variantet e procesit: Kryetarët e degëve nuk mund të bëhen pjesë nëse s’japin dorëheqjen

Jan 27, 2025 | 12:46

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se e kanë gati rregulloren e primareve, ndërsa thotë se shumë shpejt do të nisë procesi.

645cfc5c-346a-4fcb-a618-32823c844349

Berisha tha se kanë tre variante, por do të vendosin për atë që është më i arsyeshmi.

“Rregullorja është bërë gati, ka tre variante: një variant që të jenë degët, një variant që të jenë qarqet dhe një variant që të jenë kombëtare, listë kombëtare.

Secili variant ka argumente dhe pluset e veta, por lista kombëtare ka një problem se aplikohet në një sistem ku sistemi është rajonal dhe jo kombëtar. Por unë nuk marrë përsipër të anësoj nga asnjë variant, veçse do të diskutohen variantet dhe do vendoset ai më i arsyeshmi. Rregullorja është përfunduar.

Në pamje të parë, lista kombëtar është kombëtare, por derisa sistemi është rajonal je i detyruar të respektosh sistemin rajonal”, u shpreh Sali Berisha.

Sali Berisha u shpreh i prerë se asnjë kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk mund të bëhet pjesë e procesit të primareve.

“Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë dege, por kjo nuk është shifër përfundimtare. Kjo përbën një detyrim statutor, në mënyrë që dega e PD dhe votimi të gjitha të jenë ekuidistante me të gjithë kandidatët. Jo, një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk hyn në primare. Kjo është e prerë është në statut”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura