Thirrjet në Prilep, AK: Provokim kombëtar

Nov 16, 2011 | 11:40

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për atë që e ka cilësuar skandal të Prilepit, kur teksa luhej miqësorja Shqipëri-Maqedoni, kore raciste janë lëshuar me fyerje raciste ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, AK i cilëson këto thirrje një provokim kombëtar, duke kërkuar që turma të tilla histerike e antishqiptare duhet të ndëshkohen.

Sipas AK, thirrjet janë shoviniste dhe raciste, ndërkohë që nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm.  “Kërkojmë që qeveria maqedonase të distancohet. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon dhe ne nuk lejojmë të poshtërohen simbolet tona kombëtare”thotë AK.

Dje gjatë ndeshjes, grupi i tifozëve maqedonas “Majmuni” ka lëshuar thirrje sharëse ndaj shqiptarëve. “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”; “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Lufta për clirim” e shumë të tjera fyese për shqiptarët dhe që kanë shqetësuar edhe lojtarët e kombëtares, të cilët u shprehen të habitur për sa ndodhi.

© Panorama.al

Te lidhura