Presidentja meksikane ofrohet për të ndërmjetësuar midis SHBA-ve dhe Venezuelës: Të shmanget ndërhyrja e armatosur, zgjidhje paqësore!

Dec 18, 2025 | 19:30

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum, u ofrua që të ndërmjetësojë midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës të hënën, për të shmangur një “ndërhyrje” të armatosur në Amerikën Latine.

Claudia Sheinbaum

Ajo u shpreh e gatshme për të negociuar me dy homologët e saj për të shmangur më të keqen.

“Ne do të kërkojmë, së bashku me të gjitha vendet që e dëshirojnë këtë në Amerikën Latine ose kontinente të tjera, një zgjidhje paqësore” për të shmangur një “ndërhyrje” amerikane në Venezuelë, tha presidentja e majtë në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

Pak më parë, homologu i saj brazilian, deklaroi gjithashtu se është “në dispozicion” të qeverive të SHBA-së dhe Venezuelës.

Silva da Lula vuri në dukje se ka të ngjarë të flasë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump para Krishtlindjeve, në një përpjekje për të parandaluar një “luftë vëllavrasëse”.

© Panorama.al

Te lidhura