LEZHE- Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth nga Shëngjini ka bërë thirrje për mbylljen brenda afatit të përcaktuar të reformës zgjedhore, si dhe zgjedhjen e një Presidenti konsensual, të pranuar nga të gjithë.
Wollfarth u shpreh se ka një frymë bashkëpunimi me palëve politike sa i përket reformës zgjedhore, ndërsa shtoi se, shpreson që kjo frymë të vijojë deri në mbyllje të saj.
Lidhur me numërimin e elektronik, ai tha se kërkon kohë dhe trajnim, por në fund është qeveria shqiptare që vendos për këtë çështje.
Sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, ambasadori Wollfarth u shpreh se shpreson në një produkt konsensual, pasi sipas tij, kandidati për President duhe të jetë konsensual dhe i pranueshëm nga të gjithë.
© Panorama.al











