UPDATE- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka deklaruar se forca që drejton i qëndron kandidaturës së Fatos Nanos për president të ri të vendit, ndërsa ka theksuar se janë kundër cdo veprimi të njëanshëm, përfshirë edhe një kandidaturë nga maxhoranca.
“Ne jemi për frymën e procesit që do karakterizohet nga konsensusi, e dimë se anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave u arritën kur demonstruam konsensus dhe bashkëpunim, në të gjitha rastet që nuk arritëm konsensus kemi marrë refuzimin si ndodhi me statusin e kandidatit”- tha ai, në mbyllje të takimit me kreun e PS-së, Edi Rama.
Dule ka ritheksuar mbështetjen për Fatos Nanon, si një kandidaturë që plotëson të gjithë kriteret që kërkon një proces konsensual për të zgjedhur një president që do të jetë korrekt në detyrimet e veta sipas gërmës së Kushtetutës, por që do të garantojë dhe frymën e duhur të funksionimit të shtetit dhe përfaqësimit të vendit.
“Besojmë se mes procesit konsensual ai do të ishte kandidatura dominante. Jemi optimistë se edhe i gjithë synimi dhe aktiviteti dinamik i përfaqësuesve diplomatikë ka për qëllim dhe s’ka si të mos na sensibilizojmë se nëse kemi një shans është konsensusi dhe jo veprime të njëanshme”- tha ai.
Pyetjes per nje mocion të mundshëm që po pregatitet kundër qeverisë Berisha, Dule ka thene se partia e tij nuk bëhet pjesë e skenarëve të partive të treta në vend, por pranoi se PBDNJ-së është pro mocioneve të mosbesimit si një tregues demorkacie.
“Në filozofinë tonë koncepti i mocionit të mosbesimit thekson shënditn. Përse në vendin tonë nuk është ushtruar mocioni i mosbesimit? Ai është feniomen i shpeshtë në gjitha demokracitë dhe ne do i bashkangjiteshim”,- theksoi Dule.
Rama: Berisha do president per vete, ne per Shqiperine
Pas takimit, Rama nuk ka dhene shume detaje rreth asaj qe eshte diskutuar, por ka perseritur akuzen ndaj kryeministri, qe sipas tij vazhdon te beje shurdhin. “Kryeministri bën shurdhin, do president për veten, nderkohe ne e duam për Republikën e Shqipërisë”- tha Rama.
Sipas tij, nevojitet reformë zgjedhore para 24 majit dhe opozita eshte në unison me bashkësinë ndërkombëtare ‘që po bën cmos të ndihmojë, por kërkon të ndihmojmë veten”.
“Na duhet president që të jetë mishërim i unitetit të kombit në këtë periudhë historike kur kemi nevojë të shkojmë përpara dhe të jemi kontributorë të mëdhenj të gjithçkaje që i duhet rajonit”- tha Rama.
Takimi, qe nisi ne mesdite eshtë ne vijin te takimeve qe lideri i opozites, Rama ka nisur me krerët e partive parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së tij publike, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Me pare, Rama është takuar me ish-aleatin e tij Ilir Meta dhe me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Sipas tij, gjetja e kompromisit në lidhje me emrin e presidentit të ri eshte shume e rendesishme per interesat e vendit.
© Panorama.al











