Presheva, Bujanovci dhe Medvegja ikërkojnë Berishës mbështetje në shëndetësi dhe arsim

Oct 13, 2011 | 19:16

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, një delegacion nga komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të kryesuar nga zoti Galip Beqiri Kryetar i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare.

Kreu i qeverisë i siguroi ata se qeveria  shqiptare do  të vazhdojë të mbështesë popullsinë e këtyre krahinave, në fushën e arsimit, me tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe me aktivitete për trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për kuota të vecanta për studentet nga këto troje, si dhe do të mbështeten nisma të tjera, të arsimit të lartë, duke dërguar pedagoge universitare për të zhvilluar ligjërata dhe kurse afatshkurtra.

Berisha theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe respektimin e të gjitha lirive dhe të drejtave që burojnë nga konventat ndërkombëtare, të domosdoshme për një vend demokratik.

Ndërkohë, dpërfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, arashtruan disa problematika që kanë të bëjnë me arsimin dhe shëndetësinë, me qëllim që edhe kjo krahinë të zhvillohet si gjithë krahinat e tjera.

© Panorama.al

Te lidhura