Pranga kreut të komunës Muhur, plagosi kunatin

Oct 21, 2011 | 9:25

DIBER- Policia ka vene ne pranga kreun e komunës Muhur në qarkun e Dibrës. Sipas te dhenave te para policore, mbi kryekomunarin rendon akuza e plagosjes.

Mesohet se Afrim Mikli është arrestuar për plagosjen e kunatit të tij Damik Damzi, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e kryetarit të komunës, ku Nikli pas një sherri me kunatin e tij e ka goditur atë me mjete të forta.

Nuk ka ende te dhena per shkaqet e sherrit mes kryekomunarit dhe kunatit te tij, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Afrim Mikli u zgjodh kryetar i komunës Muhur në qarkun e Dibrës në zgjedhjet lokale të 8 majit në siglën e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”.

© Panorama.al

Te lidhura