Një zyrtar policie, i cili shpresonte të behej truproja i parë i Dominik Shtraus Kan, nëse ai do të bëhej president i Francës, ka organizuar një orgji me të në një hotel të Parisit. Oficeri i lartë thuhet se ka shoqëruar prostituta në Nju Jork për t’u takuar me Shtraus Kan, kur ai ishte në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Akuzat të cilat kanë ardhur nga burime të mirinformuara, sipas “Daily Mail”, lidhin oficerin Zhan Kristof Lagarde me këtë skandal dhe nuk janë të vetmet për Z. Shtraus Kan, por tregojnë një korrupsion të gjerë në zemër të jetës politike franceze. Ato u zbardhën gjatë një hetimi mbi një prostitutë minorene në Veri të Francës, nga e cila u arrestuan pesë burra, përfshirë një avokat dhe një biznesmen. Një prostitutë ka thënë se Lagarde dhe Kan kishin organizuar një orgji në verën e vitit 2010. Një burim pranë Shtraus Kan tha se ai nuk ka “asnjë koment” mbi akuzat e fundit.











