Poli i “BB” hedh sytë nga vajzat e Kosovës, lidhet me Fjolla Morinën

Oct 15, 2011 | 12:39

Pol Babi, një nga djemtë më aventurierë të “Big Brother”, duket se tani i ka hedhur sytë nga vajzat e Prishtinës, pas disa aventurave me vajzat e Tiranës. Dhe, me sa shohim nga fotot, duket se do argëtohet mjaftueshëm, përderisa dhe vajza me të cilën ka nisur një aventurë të re dashurie njihet për natyrën e saj të çlirët dhe pa komplekse. Ajo është këngëtarja Fjolla Morina, e cila së fundi është bërë e njohur edhe në Tiranë. Pasi ka kaluar një verë me koncerte dhe relaks në pishina, Fjolla ka vendosur t’i hedhë sytë nga Tirana, ku ka zgjedhur për të dashur Polin. Pas publikimit të dy klipeve ritmike në verë, ajo duket se është më shumë e pranishme në Tiranë, ku ka qenë e ftuar në programe të ndryshme televizive. Po ashtu i pëlqen shumë jeta e natës këtu, pasi janë parë shpesh të frekuentojnë disa lokale të njohura bashkë me Polin. Duket se lidhja e tyre është dhe disi romantike, pasi përveç fotove që publikojnë të përqafuar, ata shkëmbejnë fjalë dashurie dhe zemra vazhdimisht në Facebook.

© Panorama.al

Te lidhura