Pogradec, vetëvritet me armë një 32-vjeçar

Apr 27, 2011 | 17:01
Qyteti i Pogradecit

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pogradecit, pasi një 32- vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

Viktima, Bledar Buzo, u gjet nga familjarët e tij pasi kishte qëlluar veten me armë automatike.

Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës në lagjen Nr.1 në Pogradec.

Sipas policisë, nga veprimet e deritanishme dhe deklarimet e te afermve, viktima qe perpara 2 vitesh vuante nga nje semundje e rende,dhe kohet e fundit nen nje gjendje te renduar psikologjike kishte tentuar disa here te vetvritej me arme te ftohta.

Plumbi qe viktima ka marre diten e sotme eshte ne pjesen e zemres gje qe i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjehershme.

 

© Panorama.al

Te lidhura