Autoritetet amerikane po hetojnë dy plumba që kanë goditur Shtëpinë e Bardhë përfshi një që thonë se ka thyer një dritare të jashtme por është ndalur nga xhami i blinduar.
Shërbimi Sekret që ka për detyrë të mbrojë presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë, filloi hetimet pas njoftimeve për shtënie me armë pranë Shtëpisë së Bardhë të premten më 11 nëntor.
Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle nuk ishin në shtëpi gjatë asaj kohe. Të premten ata ishin në Kaliforni para se të shkonin në Havai ku zoti Obama morri pjesë në takimin e nivelit të lartë të Azi-Paqësorit.
Policia ka lëshuar urdhër arresti për një 21 vjeçar që besohet të ketë lidhje me incidentin e së premtes.
Autoritetet filluan ndjekjen e të dyshuarit të identifikuar si Oscar Ortega-Hernandez, pasi e lidhi atë me një makinë të abandonuar.
Ortega-Hernandez përshkruhet si një hispanik me një rekord arrestimesh në tre shtete amerikane dhe me disa tatuazhe, përfshi një me fjalët “Izrael” në qafë.(voa)
© Panorama.al











