Plehrat, Rama: Nesër do jetë shumë vonë

Nov 4, 2011 | 14:13

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar serish sot per ceshtjen e shumedebatuar te ligjit te mbetjeve, miraruar me shumicen e maxhorances ne Kuvendin e Shqiperise, e cila rrezoi dekretin e presidentit pikerisht per ligjin ne fjale.

“Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!”- shkruan Rama ne Twitter.

Ky reagim pason, deklaratat e tij te mbremshme ne te njejtin rrjet social, ku ai ka akuzuar kreun e qeverise se po e trajton popullin e tij si budalla.

“Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla”- shkruante mbreme Rama.

© Panorama.al

Te lidhura