“Platformë për largimin e Ramës dhe Ballukut”- Berisha: Dyshja më famëzezë në historinë e Shqipërisë

Nov 10, 2025 | 17:04

Pas mbledhjesë së grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së Sali Berisha foli me gazetarët në selinë blu. Edhe një herë Berisha përsëriti se bojkoti nuk është një opsion sa i përket jetës parlamentare dhe komisioneve parlamentare.

sali berisha

“Të gjitha përpjekjet për të rikthyer parlamentin qytetarëve dhe për të funksionuar në bazë të kushtetutës dhe rregullores. Të gjitha format  të gjitha format e domosdoshme për rikthimin në funksionimin mbi bazë kushtetutës.”

Berisha shtoi se parlamenti duhet të kthehet në shinat e kushtetueshmërisë dhe këtë opozita sipas tij do e bëjë me çdo kusht.

“Ju për ndonjë surprizë shkoni nesër në komision dhe shihni, edhe pasnesër. Vendimi do bëhet çdo përpjekje për rikthimin e parlamentin për funksionimin mbi bazë kushtetutës. Sot parlamenti funksionon i tëri jashtë përcaktimeve të kushtetutës dhe rregullores. Sot për sot është një instrument opresiv ndaj opozitës, është një instrument ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk merret me të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Siç keni parë pas 10 seancash është bllokuar debati në 9 seanca është lejuar vetëm në 1. Deputetët tanë kanë qenë në çdo mbledhje komisioni. Kanë shqyrtuar ligje me seriozitetin më të madh. Plani është të përdorim të gjitha mjetet derisa parlamenti të funksionojë.

Bojkoti nuk është opsion. E kemi të ndaluar bojkotin.”

Sakaq, Berisha vijon duke thënë se PD do vendosë një platformë te kryeministria këto ditë me anë të një proteste ku do kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut.

“Platforma para kryeministrisë ka 2 qëllime, kërkesën për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ka njerëz që thonë duhen bërë te ministria e Energjitikës, jo ka ndërtesë si kryeministria që është dhe kryeministri dhe zv,kryeministri. Vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në historinë e RSH.”

© Panorama.al

Te lidhura