Plas edhe te Totenhemi, Lenon kundër

Apr 7, 2011 | 12:59

Humbja e rëndë e Totenhemit në “Bernabeu” duket se është gatuar që në dhomat e zhveshjes. Pas humbjes së anglezëve 4-0 në ndeshjen e parë çerekfinale me Realin e Madridit, Aron Lenon është përplasur me trajnerin Redknap për aktivizimin e tij. Tekniku kishte vendosur ta hidhte mesfushorin në fushë që nga minuta e parë, por ky i kishte thënë sipas trajnerit se nuk ndihej mirë dhe nuk mund të luante. “Të thuash përpara mediave se unë isha i sëmurë, janë gjepura”, – shkruante futbollisti i përfaqësueses angleze. “Unë jam ndier keq ditën e diel në mëngjes, kur një ekip mjekësor më dha antibiotik, por vetëm kaq”. Por Redknap, tha në konferencën për shtyp pas ndeshjes, se Lenon ia kishte kërkuar vetë mosaktivizimin. “Nuk ndihej mirë, më tha se nuk kishte fuqi për të luajtur. Nuk mund të aktivizohem as pesë minuta. Do të ishte një idiotësi, nëse do ta kisha aktivizuar pas këtyre fjalëve. Nuk mund të rrezikonim”, tha trajneri.

© Panorama.al

Te lidhura