Plagosje në Durrës, 41-vjeçari përfundon në spital! Shpallet në kërkim autori

Dec 3, 2025 | 17:46

Një 41-vjeçar ka përfunduar në spital në Durrës, pasi është goditur me thikë.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në fshatin Qerret.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura