Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Selenicës.
Bëhet me dije se nje 36-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Banorët e zonës konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit por nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës.
© Panorama.al












