Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Një sherr i çastit brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari nga njerku i tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 21:55, në spitalin e Korçës ka mbërritur i dëmtuar në kokë, me mjet prerës, A. S., rreth 18 vjeç.
“I riu është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç. Menjëherë pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar arrestimit. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 37-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, bëri me dije policia vendore për ngjarjen.
Hetimet për krimin vijojnë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.
Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.
Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë”.
© Panorama.al












