Talenti shqiptar nga Kosova, Lisian Thaçi ka bërë hapin e tij të madh në karrierë.
Ai i është bashkuar Bajern Mynihut, si pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, programi ndërkombëtar i klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të madh.
Mesfushori pejan tërhoqi vëmendjen e drejtuesve bavarezë pas paraqitjeve të shkëlqyera në projektin Bayern World Squad 2025, duke bindur skautët e klubit për potencialin e tij të madh.
Thaçi është produkt i Shkollës së Futbollit Peja, aty ku hodhi hapat e parë në futboll dhe nisi rrugëtimin që tashmë e çon drejt njërit prej klubeve më të mëdha në botë. /Panorama Sport/
© Panorama.al












