Plagoset me armë personazhi i njohur i TikTok, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Debati nisi për komentet dhe sharjet në rrjetin social

Dec 16, 2025 | 11:26

Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”.

Fabion Kuçi

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 9 të Durrësit. Mësohet se ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Ai rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka kaluar disa vite në burg. Ai u kthye në Shqipëri prej disa muajsh dhe ishte mjaft aktiv në TikTok.

© Panorama.al

Te lidhura