Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, flet për herë të parë pas daljes së saj nga spitali psikiatrik në Nju Jork, ku qëndroi për katër javë.

Në videon e postuar në Instagramin e biznesmenit, Elton Ilirjani, Parashqevi Simaku shfaqet e buzëqeshur, ndërsa thotë se bëri një pushim absolut për katër javë në spital.

Ajo zbuloi gjithashtu detaje nga rutina e saj në spital.
Këngëtarja tha se gjatë qëndrimit në psikiatri, ajo bënte çdo ditë fizkulturë dhe se konsumonte shumë ujë.
Me batutë ajo tha “përditë bëja fizkulturë, pija ujë dhe jo raki.”
“Të dua shumë, të falënderoj nga zemra (i referohet Elton Ilirjanit) . Bëra një pushim absolut, kishin disa pyetje shumë shqiptarë shumë amerikanë që unë duhet të shkoja të pushoja këto katër javë. Përditë bëja fizkulturë, pija ujë dhe jo raki”, tha këngëtarja.

Diva e muzikës shqiptare u shtrua në një spital psikiatrik në Nju Jork për shkak të gjendjes së saj të rënduar emocionale, pas takimit që zhvilloi me të birin pas shumë vitesh të ndarë.
Por me sa duket trajtimi mjekësor që mori në spital i ka bërë mirë këngëtares, e cila nga fotot dhe videot e postuara në Instagramin e Ilirianit duket e buzëqeshur.
Simaku tërhoqi vëmendjen e publikut, pas videos në të cilën ajo shfaqej e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.
Pas publikimit të videos disa shqiptarë në SHBA, përfshirë biznesmenin ndihmuan Parashqevinë dhe i ofruan asaj strehë.
Por me sa duket këngëtarja gjatë kësaj kohe shfaqi probleme, e për rrjedhojë ajo u shtrua në spitalin psikiatrik një muaj.
© Panorama.al











