Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.
Rama theksoi se do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të thotë qëndrimin e saj lidhur me situatën
“Nuk u kuptuam, pezullimi është vendim i një gjykatë që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese si një akt ku ka ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimin i saj. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë më forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverise.
Për periudhën që flasim, qeveria nuk ka zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu komentoi vendimin duke u shprehur se “nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike. Nuk bën vaki që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq, e të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë”.
Rama: Nuk ka qëndrim uniform në BE. Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike. Nuk bën vaki që kryetarët e Bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg pa gjyq, e të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë.
Në këtë pikë besoj se të gjithë duhet të bëjmë punën e të luajmë rolin tonë, ne kemi tonin. Roli ynë që të jemi garant të kësaj pavarësie të Shqipërisë, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit dhe kur rëndon mbi ne, në formën e një padrejtësie sipas nesh që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Kjo vlen edhe për pushtetin ekzekutim, legjislativ.
Kultura e gjyqve popullore dhe e organizimeve nëpër salla që dikur ishin salla teatrosh sot janë sallone mediatiek për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë Prokurorët duhet ta luftojmë sepse nuk i bën mirë kësaj qeverie.
Do jemi garat me çdo çmim, edhe kur të vjen të mos ndalesh duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend. Pushtet i ri fëminor. Aftësitë e prokurorëve e gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen rritur e forcuar, duhet kohë e durim.
Sa kohë do ta kemi, do të jetë kështu. Sa të jem në këtë detyrë nuk do të keni luftë me drejtësinë, por ka një kufi mes pushteteve të pavarura. Nëse e lejojmë të shkelet, kemi humbur.
© Panorama.al












