Përmendet në raportin e OSBE se porositi një vrasje, reagon Sterkaj

Sep 14, 2015 | 13:46

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj i ka dhënë përgjigje akuzave që bëhen për të në raportin konfidencial të OSBE-së për deputetet miliarderë e të lidhur me krimin.

Deklarata e deputetit erdhi pas interesit të medias, teksa Sterkaj doli nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. 

“Unë e kam mbyll historinë, akuzohem sikur s’kam shkollë, sikur paskam bërë ca krime, ca gjana, për atë që akuzohem, unë janë vetë familjarët e dinë, cështja është në hetim, ska lidhje me në, s’jam thirrë nanjëherë për këtë punë, nuk kam asnjë lloj dëshmie, nuk kam lidhje, ca është ky muhabet, unë duhet me u shqetësu? Nuk më intereson, kam bindje që nuk është prononcimi i OSBE, janë mediat që spekulojnë”- tha Sterkaj, në përgjigje të pyetjes nga gazetari i TCH.  

Pjesa e raportit të OSBE-së për Sterkaj

Paulin Sterkaj (PS): Një ish-mundës profesionit me pak ose aspak edukim formal. Ai ka qenë pjesë e PD dhe u akuzua nga një mik për vrasjen e një politikani në Shkodër, disa vite më parë. Sterkaj pretendon të këtë interesa biznesi në hidrokarbure, restorante dhe ndërtim, por shumë pak dihet mbi aktivitetet e tij.

© Panorama.al

Te lidhura