Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook përmes të cilit ka reaguar lidhur me bisedat e zbardhura mes ministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit.
Këlliçi ka publikuar postimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili publikoi më herët pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë.
Berisha iu referua bisedës së Ballukut me kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi, ku ministrja quan një person “kurvë”.
Lidhur me këto biseda Këlliçi ironizon Ballukun, duke theksuar se për tunelin e Llogarasë lindi toponim i ri si i “k*rvës” apo i “palloshit”.
“Ja kështu rastësisht lindi dhe një mikrotoponim i ri! Nga sot “Tuneli i Llogarasë” mund fare thjeshtë të quhet “Tuneli i k*rvës” ose “Tuneli i Palloshit”!”, shkroi Këlliçi.













