VIDEO/ Studentët në ballë të grupit, mijëra protestues marshojnë rreth qendrës së Tiranës, thirrje qytetarëve t’u bashkohen

Jun 15, 2026 | 22:13

Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës para kryeministrisë, me studentët që sot qëndrojnë në pjesën e përparme të kolonës së protestuesve.

Tubimi, i cili ka nisur nga kryeministria është shoqëruar me lëvizje në disa akse kryesore, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit.

“Rama jepe dorëheqjen” është thirrja që shoqëron mijëra protestues në marshimin masiv në kryeqytet.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për shtimin e pjesëmarrjes, duke iu drejtuar qytetarëve që të bashkohen me lëvizjen e tyre në vazhdim.

“Bashkohuni me ne, bashkohuni me ne”, ishte thirrja e protestuesve ndaj qytetarëve rrugëve të Tiranës dhe në kafene.

Screenshot 2026-06-15 220440Screenshot 2026-06-15 220727

© Panorama.al

Te lidhura